Banorët e Hotolishtit në Librazhd u mblodhën sërish në protestë këtë të mërkurë, duke denoncuar shqetësimeve të tyre për projektin e Korridorit VIII.
Ata protestojnë për për rrugën e re që kalon mespërmes fshatit të tyre dhe që bëhet burim aksidentesh dhe rreziku për jetët, por që u shemben edhe banesat, teksa fshati ndahet më dysh.
Protestuesit kundërshtojnë planin aktual që parashikon ndërtimin e rrugës përmes fshatit dhe kërkojnë që të realizohet një tunel alternativ.
Me pandakrda në duar ku shkruhej: ‘Hotolishti nuk është dekor për fushatë’, ‘Harrimi juaj, varri ynë’, ata u ulën në mes të rrugës, ndërsa të pranishme ishin edhe forca policie.
‘Hotolishti me tunel’, ‘mos na prishni shtëpinë’, ishin disa thirrjet e protestuesve. m.p.