FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e titullit kampion. Finalja e madhe e Final Four do të luhet në “Arena Kombëtare”, më 12 maj ora 20:00.
Çmimet janë rritur në krahasim me biletat e gjysmëfinaleve të Final Four. Nga 500 lekë të reja, çmimi më i lirë është 1000 lekë të reja. Biletat variojnë deri në 5000 lekë të reja.
Çmimet e biletave nisin nga 1000 lekë, për të vijuar me 1500 lekë, 3000 lekë dhe 4000 lekë, ndërsa biletat më të shtrenjta kushtojnë 5000 lekë. Shifra të larta për futbolldashësit shqiptarë, edhe pse bëhet fjalë për epilogun e futbollit shqiptar. m.p.