Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka denoncuar një ngjarje në qytetin e Durrësit.
Sipas tij, një kandidate e këtij koalicioni është ndalur në mes të rrugës nga anëtarë të krimit të organizuar, duke e intimiduar me armë në brez. Lapaj i bën thirrje policisë të marrë masat e duhura. Ja postimi i tij i plotë:
“Pak minuta më parë, anëtarë të krimit të organizuar në Durrës i kanë prerë rrugën kandidates sonë Valbona Myhedin dhe aktivistëve që e shoqëronin dhe i kanë treguar armën në brez për ta intimiduar.
Kandidatja ka qenë duke zhvilluar takime me qytetarët në lagjen nr. 8, shkolla Eftali Koçi, ku po ndante programin elektoral. Znj. Myhedin është edhe shtetase amerikane e për këtë do të njoftohet me urgjencë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai i paburrë që ka guxuar t’i tregojë armën 2 grave ta dijë që do përgjigjet para ligjit. Kjo burracakëri nuk do kalojë lehtë. Nëse mendojnë se kthehemi pas, e kanë gabim!
Shënim: Personi në video është ai që ka kryer këtë akt të ulët. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të marrë masat e duhura”, m.p.