Një tragjedi e rëndë ka tronditur Prizrenin mëngjesin e sotëm ku babi ka goditur me thikë bashkëshorten dhe dy vajzat e mitura, ku fatkeqsisht një prej tyre ka ndërruar jetë.
Mediat në Kosovë raportojnë se ambulanca ka marrë një telefonatë për një person të plagosur, por kur ka mbërritur në banesë ka gjetur të plagosura me thikë nënën dhe dy vajzat.
Kur ekipi i urgjencës kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, panë babain me thikë në dorë, në këtë moment kërkuan ndihmën e policisë.
Patrullat kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arrestuar në vend të dyshuarin Mehmet Görenç, shtetas turk.
Sipas ekipit të emergjencës, vajza 15-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vajza tjetër 11-vjeçare është transportuar me urgjencë në spital, ku po trajtohet për plagë të rënda.
I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet nën mbikëqyrje policore në spital, pasi edhe ai kishte pësuar lëndime, që dyshohet se i ka shkaktuar vetes pas kryerjes së aktit./E.S