Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar me nderim në këtë 6 Maj përvjetorin e rënies së dëshmorit dhe atdhetarit të madh Luan Haradinaj. Ai është vëllai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, sot kundërshtar politik i Kurtit.
“Guximtar dhe trim, ndonëse në një moshë të re. Student e luftëtar: jeta e tij ishte e ndarë mes zjarrit të dijes dhe zjarrit të luftës. Luani i mbronte shokët, e mbronte atdheun e luftonte për liri. Aksionet e tij guerile kundër policisë serbe kanë qenë të panumërta, sepse në mendje e zemër kishte atdheun e dashur dhe gëzimin e lirisë bashkë me të gjithë ne.
Luani u vra kur i kishte 23 vjeç teksa kalonte kufirin e ish-Jugosllavisë që ndante shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, të cilin e përshkonte shpesh për shkak të studimeve por edhe rastit për të realizuar aksione kundër forcave serbe e bartur armatim për të furnizuar luftëtarët e UÇK-së.
6 maji i vitit 1997 është përvjetori i rënies së tij dhe shënimi i humbjes së një atdhetari e patrioti të kombit. Lavdi veprës së Luan Haradinajt dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, shkruan kryeministri Albin Kurti, teksa ndan dhe disa pamje të Luanit në luftë dhe me të vëllanë në Tiranë. m.p.