Paris Saint-Germain është favoriti për të fituar Champions League, sipas sajtit të specializuar të statistikave, Opta.
Pas një paraqitjeje spektakolare në gjysmëfinale kundër Arsenalit, ekipi i Luis Enrique ka siguruar një vend në finalen e Myhihut, ku do të luajë kundër Interit më 31 maj.
Sipas statistikave të Opta, shanset e Parisit për të ngritur trofeun janë 53.6%.
Interi, ndërkohë, ka shanse 46.4% për triumf.
Kjo do të jetë finalja e dytë në historinë e PSG-së në këtë kompeticion. Parisienët e patën mundësinë të fitonin trofeun në vitin 2020, por u ndalën nga Bayern në finalen e Lisbonës.
