Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti gënjeshtar, Ramush Haradinajn pasi deklaroi se “mini-shengeni” do të mundësonte heqje të taksës së Serbisë. Gjatë një intervistë, i pyetur në lidhje më këtë cështje, Haradinaj u shpreh se Rama duhet të kuptojë që në Kosovë njerëzit “nuk hanë bar”.
“Po ai po bëhet nervoz, ai duhet ta kuptojë që ne në Kosovë nuk hamë bar, ne me këto tema jetojmë gjithë kohën, ne nuk kemi qare pa i nxjerr në dritë këto probleme, nuk mundemi me i hesht.
Imagjinoni unë me hesht presionin për ndarje të Kosovës ose presionin që me i bë Kosovës lojëra të ndryshme që me kyç në ndonjë proces ku Kosova nuk vjen në sistem realisht, në mënyrë që Kosova me heq taksën dhe Serbia të përfitojë prej tregut tonë pa asnjë efekt pozitiv për Kosovën, kjo është e pakuptimtë”, deklaroi Haradinaj.
Haradinaj tha se nuk dëshiron të prishë gjuhën e komunikimit, ndërkohë deklaroi se shqiptarët kudo janë vëllezër. Ai tha se mund të bëhet “minishengen” Kosovë-Shqipëri bilateral, por jo një i tillë duke përfshirë Serbinë.arkiva.fjala.al/