Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Holta të bashkisë Gramsh, ku dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një rrëshqitjeje dheu gjatë punës në një kantier ndërtimi.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. m.p.