Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë publikisht thirrje që në 11 Maj të mbështeten me votë dy deputetë aktualë dhe njëherësh kandidatë në 11 Maj, Jorida Tabaku nga Partia Demokratike dhe kolegu i tij, Erion Braçe nga Partia Socialiste.
Malaj thotë se vrasja e modeleve frymëzuese është në thelbin e listave përzgjedhëse si nga PD, ashtu edhe nga PS, edhe në këto zgjedhje. Ama, si një njohës i mirë dhe i hershëm i politikës, ai thotë se sado të vetëshpallen kryetarët e partive “Zotër”, ata janë të pafuqishëm përballë votës së rreth 2.3 milionë shqiptarëve.
“Votoni Jorida Tabakun! Votoni Erion Braçen! Votoni këdo që rrëzon aleancën e 2008-s kundër demokracisë dhe Shqipërisë! Kush shet shpirtin dhe votën e lirë, blen varfërinë shpirtërore dhe financiare”, shkruan Arben Malaj.
Ish-ministri liston 5 arsye përse duhen të votohen Jorida Tabaku dhe Erion Braçe?
1. Për përkushtimin ndaj votuesve të tyre, më shumë se ndaj kryetarëve të tyre.
2. Sepse kanë kontribute të spikatura në parlamentarizmin shqiptar pas viteve ’90:
* 2.1 Jorida, si kryetare e Komisionit të Integrimit dhe kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
* 2.2 Erioni, për qëndrimet publike jo kundër biznesit të ndershëm, por kundër asaj pjese të miliarderëve të rinj shqiptarë që janë prodhuar si të tillë nga kapja e shtetit.
Ku bizneset bëjnë politikë, imponojnë ligje dhe emërime korruptive dhe kapje të qeverive dhe institucioneve kushtetuese, ndersa te babeziturit ne politike nga cdo parti politike bejne biznes me mandat k6shtetuese dhe, pasurohen ne nivele babezie nga vet-shitja deri edhe tek kriminelet;
3. Si Jorida, ashtu edhe Erioni dallohen për mbështetje të lartë simetrike nga votuesit dhe mbështetësit respektivë të PD-së dhe PS-së.
4. Sepse të dy rezultojnë me integritet njerëzor dhe profesional maksimal.
5. Sepse përvoja e tyre partiake, njerëzore dhe politike është një vlerë e shtuar për sfidat e partive politike, të parlamentit, por sidomos të vendit tonë, aq më tepër kur demokracia e brendshme, si në PS dhe PD, nuk ekziston më dhe sistemi i përzgjedhjes dhe promovimit gjithnjë e më shumë po dominohet nga besnikët dhe manekinët e kryetarëve të partive politike.