Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit. Trajneri aktual i Real Madridit do të marrë drejtimin e pesë herë kampionëve të botës duke nisur nga qershori i këtij viti.
Federata Braziliane e Futbollit (CBF) e bëri zyrtare marrëveshjen me trajnerin italian, duke konfirmuar se ai do të jetë në krye të “Seleçaos” pas përfundimit të sezonit aktual me Real Madridin.
Vendimi për të emëruar Ancelottin vjen si pjesë e një strategjie ambicioze nga ana e Brazilit për të rikthyer lavdinë e dikurshme në arenën ndërkombëtare, sidomos pas disa dështimeve radhazi në Kupën e Botës.
Presidenti i CBF-së, Ednaldo Rodrigues, shprehu entuziazmin e tij për këtë bashkëpunim historik, duke e quajtur trajnerin italian një prej më të mëdhenjve në historinë e futbollit botëror. m.p.
