Prezantuesja dhe influencerja e dashur për publikun shqiptar, Jona Spahiu, është në pritje të ëmbël për herë të dytë! Lajmin emocionues e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram përmes disa fotove emocionuese, ku shfaqet në kopshtin e shtëpisë, së bashku me djalin e saj Raiden, dhe me barkun e rrumbullakosur që flet vetë për këtë kapitull të ri në jetën e saj.
Jona ka zgjedhur ta shoqërojë postimin me një përshkrim të thjeshtë, por shumë prekës:
“Momente që po i ruaj në cepa të zemrës sime.”
Urimet për një shtatzëni të mbarë nuk kanë munguar nga ndjekësit, që kanë mbushur komentet me dashuri dhe përgëzime për këtë bekim të dytë në jetën e saj./E.Ç
View this post on Instagram