KARTA GOLD në SIGAL është një standard i ri në mbrojtjen shëndetësore. Me Kartën GOLD, SIGAL vendos një tjetër gur themeli në përkushtimin për të garantuar siguri dhe kujdes cilësor për qytetarët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.
Nëpërmjet kësaj risie, qytetarët do të kenë qasje në spitale prestigjioze europiane. Ndërkohë, sigurohet edhe mbulim shëndetësor për sëmundje të rënda dhe raste urgjente, shërbim 24/7 dhe asistencë ndërkombëtare dhe siguri për gjithë familjen në një kartë të vetme.
Ky është vizioni i kompanisë SIGAL, një sistem sigurimesh që ofron dinjitet, qetësi dhe cilësi jete për çdo qytetar. m.p.