Deputeti Edi Paloka ndoqi të njëjtën linjë politike si kryetari Sali Berisha në hyrje të selisë blu mbrëmjen e djeshme, ku u përgjigj shkurt komentit për humbjen e zgjedhjeve, duke bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për vjedhjen.
“Komentet i ka bërë kryetari i partisë? Po Rama ka përgjegjësi? Rama ka përgjegjësi? Rama ka përgjegjësi që i vodhi apo vetëm ne kemi përgjegjësi?! Vetëm ju jeni media që përgjegjësinë e shihni te ai që vidhet dhe jo të hajduti. Do flasim (bën me shenjë kohore)”, tha Paloka
Ndërsa pyetjes, nëse do e jepte dorëheqjen nga mandati nëse Rama zgjidhej kryeministër përsëri dhe do fitonte zgjedhjet, ai iu përgjigj me mungesë të theksuar etike:
“Besoj se nuk e do përgjigjen siç e jep Flamuri, apo jo…?”./e.t
