Shoqërohet në polici autori i përplasjes së dhunshme me grushte që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku u godit me grusht sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), Remzi Mehmeti.
Në pranga ka rënë vëzhguesi, Rei Nozlli.
Sipas burimeve, Nozlli goditi me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.
Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi më herët se vëzhguesit e Ornaldo Rakipit qëlluan me grushte sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
Ngjarja ndodhi në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave./e.t