Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale ka informuar se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian, ka sjellë me vete edhe dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e marrëveshjes së pesnioneve mes dy vendeve.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, shkruan se nga 1 Qershori, shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Nga kjo marrëveshje, përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.
Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektiv (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri) duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet.
Po ashtu, shqiptarët që kanë dalë në pension përpara 2024, mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo marrëveshje./E.T