Sipas forcave ajrore të Ukrainës, gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot u lëshuan nga Rusia gjatë natës, duke shënuar një shifër rekord. Që nga fillimi i pushtimit të plotë në vitin 2022, Ukraina ka përjetuar sulmin më të madh ajror me dronë nga Rusia.
Ky sulm ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të regjistruar më 23 shkurt, kur ishin raportuar 267 dronë. Rajonet e Dnipropetrovskut dhe Donetskut ishin ndër më të shënjestruarat gjatë sulmeve të natës. Ukraina njoftoi se kishte rrëzuar 88 dronë, ndërsa 128 të tjerë nuk arritën të realizonin objektivat e tyre.