Pas humbjes së qenit të saj të dashur, Beth, në nëntor 2024, Mbretëresha Camilla ka prezantuar anëtaren më të re të familjes: një Jack Russell Terrier të quajtur Molly.
Në një foto zyrtare të publikuar së fundmi, Molly shihet në prehrin e Mbretëreshës, duke shënuar daljen e saj të parë publike. Qenushja u adoptua nga organizata bamirëse “Battersea”, me të cilën Camilla ka një lidhje të gjatë. Prej vitesh, ajo ka pasur dy qen të tjerë të shpëtuar nga kjo qendër – Beth dhe Bluebell – të përjetësuar edhe në fustanin e saj të kurorëzimit.
Molly, e lindur më 26 dhjetor, pritet të jetojë në rezidencën private të Mbretëreshës në Wiltshire dhe ta shoqërojë atë edhe në vizitat zyrtare.
Dashuria e Camilla-s për kafshët është e njohur dhe vazhdon të përforcojë një traditë mbretërore të afërsisë me qentë, njësoj siç bëri dikur Mbretëresha Elizabeth II me korgit e saj të famshëm./E.Ç