Zgjedhjet e 11 Majit përveç humbjes të Partisë Demokratike treguan dhe vërtetuan më së miri dhe mbështetjen e madhe që doktor Ilir Alimehmeti gëzon nga qytetarët e thjeshtë demokratë, por jo vetëm.
Ndonëse nuk mundi të siguronte ulësen në Kuvendin e Shqipërisë, pasi gara ishte tepër e fortë, mes tij dhe Jorida Tabakut, Alimehmeti dëshmoi dhe njëherë që është një figurë që i duhet të djathtëve dhe Parlamentit të Shqipërisë.
Së fundmi ka qenë vetë doktori ai i cili ka folur lidhur me rezultatin zhgënjyes të forcës politike me të cilën dhe ai kandidoi për zgjedhjet e 11 Majit.
Fillimisht ai tha se pas përfundimit të procesit duhet me patjetër një analizë e gjerë dhe një riformatim të Partisë Demokratike. Sipas tij opozita duhet të marrë përgjegjësitë për humbjen dhe se duhet të refelektojë me qëllim për të gjetur një zgjdhje.
“Në radhë të parë do mbyllet procesi, në radhë të dytë do të ketë analizë dhe më pas do të ketë riformatim. Pas çdo veprimi, për mirë apo për keq, analiza duhet bërë dhe në varësi se kush ka punuar më mirë duhet të ketë promovim dhe më dobët, një hap më mbrapa.
Ai që performon duhet të mbështetet të ecë përpara. Unë jam mbështetës i fortë i situatave dinamike, jo statike. E vërteta në fund fare mund të dhembë, por të ngre një problem, dhe po ta thuash, fillon e mendon se si ta zgjidhësh. Mua më intereson zgjidhja. Po ta zgjidhim një problem, i kemi bërë mirë PD”, tha ai teksa më tej kritkoi edhe kandidatët dhe kolegët e tij në listën e sigurt të Partisë Demokratike.
Doktori u shpreh se disa kandidatë të djathtë të cilët me “bekimin” e Sali Berishës u futën në listat e sigurta, thuajse nuk ishin të pranishëm në fushatë.
“Patjetër duhet të reflektojë. Në radhë të parë a ka ceduar fushata, në disa elemente patjetër që po. Disa elementë kanë thuajse të papranishëm në fushatë, përgjithësisht të listës së mbyllur. Kjo është e vërtetë sepse nuk fshihem pas gishti”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Alimehmetit:
Patjetër duhet të reflektojë. Në radhë të parë a ka ceduar fushata, në disa elemente patjetër që po. Disa elementë kanë thuajse të papranishëm në fushatë, përgjithësisht të listës së mbyllur. Kjo është e vërtetë sepse nuk fshihem pas gishti.
A do të ketë një analizë gjithëpërfshirëse? Do ta bëjmë, të mbarojë procesi. Ka pasur mesa di edhe disa qarqe të tjera, por ka qenë i vetmi problem? Jo, ka pasur edhe probleme të tjera.
Përgjegjësia shkon për lart në çdo organizatë apo biznes. Por neve nuk shohim vetëm këtë fakt, jo vetëm që do të përmirësohesh dhe në çfarë terreni përmirësohesh. Nëse këtu nuk ka dikush në këtë garë midis dy forcave nuk ka arbitër, apo nuk është korret, është e kotë. Gjithmonë vëllai i madh do ta mundë të voglin në mundje. Ne fshihemi pas këtyre shifrave dhe harrojmë gjërat e mëdha.
Në radhë të parë do mbyllet procesi, në radhë të dytë do të ketë analizë dhe më pas do të ketë riformatim. Pas çdo veprimi, për mirë apo për keq, analiza duhet bërë dhe në varësi se kush ka punuar më mirë duhet të ketë promovim dhe më dobët, një hap më mbrapa. Ai që performon duhet të mbështetet të ecë përpara.
Unë jam mbështetës i fortë i situatave dinamike, jo statike. E vërteta në fund fare mund të dhembë, por të ngre një problem, dhe po ta thuash, fillon e mendon se si ta zgjidhësh. Mua më intereson zgjidhja. Po ta zgjidhim një problem, i kemi bërë mirë PD. m.p.
