Zgjedhjet legjislative në Portugali shkuan siç pritej. Pa asnjë surprizë, qendra e djathtë e kryeministrit në largim, Luís Montenegro, doli e para në votime. Partia e tij Aleanca Demokratike arriti 32.1 përqind (86 deputetë), duke u rritur me pothuajse 5 pikë nga zgjedhjet e mëparshme.
Një surprizë, megjithatë, ishte rezultati i partisë së ekstremit të djathtë Chega! Partia pothuajse i arriti socialistët, duke arritur 22.9 përqind, por barazoi numrin e anëtarëve të zgjedhur, 58. Socialistët, të cilët ranë me gati 5 pikë, u ndalën në 23.4, duke konfirmuar kështu një vend të ngushtë të dytë.
“Populli e do këtë qeveri dhe këtë kryeministër, tha Montenegro, i cili, megjithatë, tani do të duhet të gjejë aleatë midis forcave më të vogla për të arritur një shumicë parlamentare prej 116 votash.
Këto rezultate tregojnë një rënie për partitë e krahut të majtë, të cilat do të kenë 69 vende në Parlamentin e ardhshëm, krahasuar me 92 që kishin në legjislaturën e mëparshme, ndërsa e djathta do të ketë 156 vende.
Duke pasur parasysh këtë situatë, pasoja më e menjëhershme ka qenë dorëheqja e kreut të Partisë Socialiste (PS), Pedro Nuno Santos, partia e të cilit ka humbur njëzet parlamentarë në parlamentin me 230 vende.
Santos u shfaq para mbështetësve të tij natën e zgjedhjeve me një fytyrë të zymtë për të njoftuar se kishte kërkuar që zgjedhjet paraprake të PS-së të mbahen në të gjithë vendin dhe se nuk do të kandidonte si kandidat.
/ E.T
