Liverpool ka konfirmuar një marrëveshje për të nënshkruar me Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen.
Kampionët e Premier League kanë vendosur të paguajnë klauzolën e lirimit të 24-vjeçarit prej 35 milionë eurosh (29.5 milionë funte). Transferimi do të kompletohet kur dritarja e transferimeve të hapet të dielën, megjithëse tashmë ka një marrëveshje totale midis të gjitha palëve për të gjitha aspektet e marrëveshjes.
Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot e vlerëson shumë mbrojtësin e djathtë, i cili mund të luajë edhe si anësor.
"I play for Liverpool, you know. What more can I say?" ❤️ pic.twitter.com/Mn8ZefvGMz
— Liverpool FC (@LFC) May 30, 2025
Holandezi ishte një faktor kyç i skuadrës së Leverkusenit që fitoi dyfishin e brendshëm gjerman në sezonin 2023-2024, duke shënuar 14 gola dhe duke prodhuar 12 asistime në 47 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa sezonin e kaluar ai kontribuoi me pesë gola dhe 12 asistime në 48 ndeshje në total./ D.C