Një automjet tip “Benz C Class” është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve paraprake automjeti është djegur për shkak të një defekti. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e flakëve që shkrumbuan mjetin. m.p.