Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me incidentin e ndodhur në Vietnam disa ditë më parë, ku u godit me shuplakë nga bashkëshortja, Brigitte Macron, para se të zbrisnin nga avioni.
I pyetur nga një gazetar në zyrën ovale, nëse kishte ndonjë këshillë martesore, si lideri botëror-liderit botëror, Trump u përgjigj: “Sigurohuni që dera të qëndrojë e mbyllur… Nuk ishte e bukur, nuk ishte e bukur…”.
Më pas, presidenti shtoi: “Fola me të… Ai është mirë, të dy janë mirë. Janë të dy njerëz shumë të mirë, i njoh mjaft mirë. Dhe… nuk e di se për çfarë bëhej fjalë, por i njoh shumë mirë dhe janë në rregull”.
Që nga momenti i publikimit, video u bë virale në rrjet. Fillimisht, zyra e shtypit e Macron e mohoi autenticitetin e videos, ndërsa më pas tha se gjithçka ndodhi në një moment relaksi për çiftin presidencial./e.t