Paris Saint-Germain dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare para finales së madhe të Ligës së Kampionëve.
Dy ekipet do të takohen në ‘Allianz Arena’ të Mynihut, aty ku pritet të zhvillohet një ‘luftë’ mes dy skuadrave që kanë shfaqur mjaft kualitet këtë edicion.
Trajnerët Luis Enrique dhe Simone Inzaghi kanë vendosur që të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Tekniku spanjoll ua ka besuar sulmin emrave si Kvaratskhelia, Dembele dhe Doue, teksa Inzaghi në anën tjetër starton me dyshen e zakonshme Lautaro dhe Thuram.
Kujtojmë se për PSG-në do të ishte hera e parë në histori të klubit që do ta fitonte këtë trofe në rast triumfi, ndërsa për Interin trofeu i parë i Ligës së Kampionëve që nga viti 2010./ D.C
Formacionet zyrtare:
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Kvaratskhelia, Dembele, Doué
Our starting XI for the @ChampionsLeague final! 📑#UCLfinal | @EASPORTSFC
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 31, 2025
Inter: Sommer; Dumfries, Pavard, Acerbi, Bastoni, Di Marco; Calhanoglu, Barella, Mkhitaryan; Lautaro, Thuram.
Finale di Champions League: ci presentiamo così 🫡#ForzaInter #UCLFinal #ParisInter pic.twitter.com/gnAKgaObkm
— Inter ⭐⭐ (@Inter) May 31, 2025