Klubi i Manchester United ka bërë zyrtare transferimin e parë të rëndësishëm për merkaton e verës, duke siguruar firmën me sulmuesin brazilian Mateus Cunha.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare bëhej e ditur se “djajtë e kuq” kishin gjetur akordin me klubin e Wolves për transferimin e 26-vjeçarit i cili ka filluar të aktivizohet më rregullisht edhe me përfaqësuesen e Brazilit.
Në karrierën e tij, Cunha ka luajtur 270 ndeshje në kampionatin anglez, spanjoll, gjerman dhe zviceran, duke shënuar 72 gola. Në dy sezone e gjysmë me Wolves, Cunha ka shënuar 33 gola në 92 ndeshje./ D.C
Our first signing of the summer has been agreed 🇧🇷✍️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) June 1, 2025
