Është krenari e ligjshme të entuziazmohesh kur dëgjon një lajm të bujshëm transmetuar në medie, për Endri Rahmani studentin shqiptar ekselentë të diplomuar në Universitetin e SHBA-së. Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati , priti në një takim në ambienet e Ambasadës shqiptare në Washington DC, SHBA, Endri Rahmanin studentin e shkëlqyer shqiptar në USA, teksa ndau në rrjete sociale moment nga ky takim.
Bushati u shpreh krenar për ekselencen e studenteve shqiptare qe po lartojne dheemrin e Shqiperise kudo ne bote per rezutatat që arrijnë ne shkollat e huaja.
“Krenar, me studentet dhe sportistet tanë të talentuar”, shkroi Bushati.
Shembulli i Endrt, është fakt që flet shumë për traditën arsimore në vendin tonë dhe për një gjeneratë të re që ka ambicie të arsimohet e kulturohet në universitet më prestigjoze të botës. Ata synojnë jo thjesht për të marrë një diplomë për stoli, por si liderë për të përvetësuar dijet si një kapital shkencor për të ecur në rrugën e gjatë të jetës nëpërmjet konkurrencës dhe aftesive. Kjo arritje është meritë e familjes, mjedisit ku janë formuar vullnetit dhe nteligjencës personale të Endrit.
Të bën krenar, si shqiptar që “hartën” e Universitetit ne SHBA e çelin studentët shqiptarë.
Endri Rahmani është një djalë shqiptar që ka lindur në Tirane dhe vijoi studimet në SHBA. Ai është një student i shkëlqyer në Universitetin ne SHBA , ndërsa ambicja e tij është të eci përpara në profesionin që ka zgjedhur ./kb
