Gjokutaj deklaron se “lufta me ta sot është më e ashpra”, duke shtuar se “do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje”, një paralajmërim i qartë për përshkallëzim të konfliktit politik në linjën e përplasjeve brenda PD-së.
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një postim në Facebook, paralajmëron luftë brenda Partisë Demokratike. Gjokutaj shkruan se armiqtë e dikurshëm të PD-së, që sot janë “penduar” po përgatiten të asgjësojnë Berishën dhe madje sipas tij disa janë ende deputetë.
“Doktor Berisha e solli PD në jetë pas një koma artificiale të shkaktuar nga armiqtë e saj! Sot armiqtë e dikurshëm të PD të “penduar” por të paguar dje dhe sot nga Rama & Co po përgatiten të riasgjësojnë PD dhe Berishën!
Disa prej tyre edhe deputetë të PD nesër te klonuar nga Rama. Janë të shfaqur me emër dhe mbiemër ndaj beteja me ta sot është më e ashpra pse do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje! Nuk mund te largojmë shpëtimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshin burra, gra, gay apo lesbike! Lufta është e shpallur! Bujrum”, shkruan Gjokutaj./e.t
