Shqipëria do të përballet më 7 qershor me Serbinë në kuadër të fazës së grupeve për kualifikueset e Botërorit 2026.
Kuqezinjtë sot kanë nisur zyrtarisht stërvitjen për të qenë gati për këtë duel kaq të rëndësishëm.
Çunat e Kombëtares nuk kanë zhvilluar vetëm stërvitje, por kanë pasur edhe momente “funny” mes tyre. Një prej tyre është bërë publik nga mbrojtësi Elseid Hysaj.
Përmes një postimi në “InstaStory”, shkodrani ka ndarë një video ku protagonist është Armando Broja, Juljan Shehu dhe Alen Sherri. Duket se ata kanë zhvilluar edhe lojë me letra teksa më pas shfaqen duke qeshur./ D.C
Elsi Hysaj just posted this video! #Broja #Shehu #Sherri #albaniateam #murlan pic.twitter.com/AYNLRrsS8e
— Kristi Sejatllari (@SejatllariK) June 2, 2025