Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 36 vjeçar i arrestuar për vjedhje ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka grabitur një makinë në zonën e “Siri Kodrës”.
Shërbimet e Policisë Rrugore i është kanë bërë shenjë për ndalim, në zonën ku ai sapo kishte vjedhur makinën, por shtetasi me me iniciale D. Ç me banim në Tiranë, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.
Menjëherë, janë njoftuar të gjitha shërbimet dhe efektivët e Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Nr.6 dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore i janë vënë në ndjekje të shtetasit D. Ç., deri në aksin rrugor “Rinas-Tiranë”.
Këtu, 36 vjeçari ka braktisur automjetin e vjedhur dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. m.p.