Ky vendim vjen paso NATO planifikon të zgjerojë ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen kundër kërcënimit të vazhdueshëm nga Rusia.
NATO po planifikon të rrisë kapacitetet e saj ushtarake me 30% , bëjnë me dije burime në organizatë për agjencinë gjermane të lajmeve. Sipas burimeve, qëllimet e NATO-s përfshijnë rritjen e rezervave të raketave lundruese me rreze të gjatë veprimi dhe mjeteve ajrore pa pilot, si dhe forcimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe artilerisë.
Objektivat do të miratohen zyrtarisht në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel të enjten (5/6). Megjithatë, arritja e objektivave të rinj do të jetë e vështirë, me zyrtarë të lartë ushtarakë që thonë se shtetet anëtare tashmë kanë rreth 30% më pak se objektivat ekzistuese.
Deri më tani, objektivat kombëtare mbeten sekrete. Në Gjermani, burimet ushtarake vlerësojnë se forcat e armatosura gjermane mund të kenë nevojë të pesëfishohen nga madhësia aktuale prej rreth 182,000 ushtarësh për të përmbushur këto nevoja, ndërsa priten edhe investime të konsiderueshme në sistemet e mbrojtjes ajrore./kb