Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka urdhëruar sot hapjen dhe kontrollin e katër kutive të votimit nga Qarku i Vlorës, pas kërkesës së Partisë Demokratike. Përkatësisht u hapën kutitë nga bashkitë Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq.
Bëhet me dije se gjatë verifikimeve, janë zbuluar 2,214 fletë votimi të papërdorura, nga zero që ishin shënuar gabimisht në procesverbale.
Vendimi për hapjen e kutive erdhi pas kërkesës së opozitës me pretenndimin se mungojnë rreth 130 mijë fletë votimi të papërdorura. Sipas tyre mund të jenë përdorur për manipulime të ndryshme gjatë procesit zgjedhor.
Ndërkohë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mori vendimin për hapjen e tyre ditën e djeshme, 3 qershor. m.p.