Doktorët e Lille trajtuan keq rastin Zhegrova dhe dëmtimin e tij duke gabuar gjithçka në periudhën e riaftësimit. E pafalshme për një klub të nivelit të Ligue 1.
Drejtuesit e klubit i kanë kërkuar llogari dhe një raport të detajuar stafit mjekësor pasi kjo ka ndikuar sidomos te vlera e lojtarit duke qenë se ishte në superformë para se të niste kalvari i dëmtimit.
Ylli i Kosovës ka merkato ende sigurisht, Napoli e ka ndjekur prej kohësh por “vula” finale vjen nga trajneri Conte që momentalisht preferon emra të tjerë dhe Zhegrova është vetëm alternativë.
Në janar nuk e la Lille të kalonte te Napoli, pasi klubi italian donte medoemos dikë por tani koha e merkatos është më e gjatë.
Blerjet që do të bëjë Napoli lidhen me funksionin në fushë por dhe aspektin fizik top: Conte do krahët e sulmit që të kthehen dhe mbrapa për të ndihmuar. Veç kësaj, synon lojtarë që nuk rrezikojnë dëmtime pasi sivjet vuajti shumë nga kjo problematikë. m.p.
