Ndryshimet e papritura atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Qinam, kur një banor mësohet se është goditur nga rrufeja, duke humbur edhe jetën në vend.
Gazetari i report Tv, Armand Braho, informon se nga veprimet paraprake, dyshohet se 65-vjeçari me inicialet A.A., ka ndërruar jetë si shkak i shkarkesës elektrike.
Policia është duke shkuar drejt vendngjarjes, për të hetuar dinamikën dhe rrethanat e saj. m.p.