Një 65-vjeçar është paraqitur në Komisaritatin e Dibrës teksa ka denoncuar humbjen e djalit të tij.
65-vjeçari me iniciale Sh. N., ka treguar se i biri 35 vjeç me iniciale I. N., është larguar nga banesa dhe se kanë humbur kontaktet me të.
Sakaq, policia ka nisur hetimet dhe po punohet për gjetjen e tij.
“Me datë 05.06.2025, shtetasi Sh.N., 65 vjeç, kallëzon se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi I.N., 35 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. m.p.
