Është përfshirë nga flakët mesditën e sotme një banesë ne fshatin Golem të Shkodrës.
Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shkak për ndezjen e flakëve të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Si pasojë është dëmtuar kati i dytë i banesës në pronësi të shtetasit N. R., ndërsa nuk raportohet për viktima. Sakaq, flakët janë vënë nën kontroll nga shërbimet e zjarrfikëses ndërsa hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjen për dokumentimin e plotë të rastit. m.p.