Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është zhvilluar me debate ditën e sotme. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Julian Hodaj përjashtoi Endri Shabanin nga mbledhja, pasi nuk lejoi që të vijonte mbledhja.
Shabani ngriti shqetësimin për dy kërkesa që ka bërë dhe nuk janë futur në rendin e ditës, shqyrtimi i mandatit të kryetarit aktual dhe një interpelancë me kryetaren e bashkisë.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Julian Hodaj argumentoi se këto kërkesa janë jashtë kompetencave të këshillit bashkiak, duke theksuar se këshilli nuk ka pushtet për të emëruar apo shkarkuar kryetarin e bashkisë.
Endri Shabani: Kam sjell dy kërkesa, e para ka të bëjë me shqyrtimin e mandatit të kryetarit aktual, dhe e dyta për një interpalenacë me kryetaren e bashkisë dhe këto si shoh në rendin e ditës’, tha Endri Shabani.
Julian Hodaj: Të dyja propozimet janë përtej kompetencat e këshillit bashkiak, këshilli nuk është parlament nuk e emëron dhe shkarkon kryetarin e Bashkisë.
Endri Shabani: Po të tregojë rregulloren dhe kjo s’është normnale.
Julian Hodaj: Mos bëni replikë me mua zoti Shabani. Jeni i përjashtuar.
Ndërkohë, Megi Fino u zgjodh kryetare e Këshillit Bashkiak. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, Fino u propozua në krye të këshillit bashkiak, ndërsa Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit. Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon.
Megi Fino lindi në Janinë më 7 Prill 1993. Studimet parauniversitare në programin International Baccalaureate (IB) Diploma i përfundoi në Pekin në vitin 2012. Më pas studioi drejtësi në City, University of London në Britaninë e Madhe, prej të cilit zotëron edhe diplomën Master (LLM) në të Drejtë Publike Ndërkombëtare dhe në vijim diplomën e Masterit Profesional të Praktikës Ligjore (LPC). Në vitin 2015, u diplomua në gjuhën kineze (mandarin) nga SOAS University of London. m.p.