Një konflikt i ndodhur në ambientet e punës mes dy zyrtarëve në Bulqizë ka përfunduar me përfshirjen e policisë. Ngjarja ka ndodhur më 10 qershor, ku 40-vjeçari Juljan Damzi, drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, dyshohet se ka goditur me shuplakë 26-vjeçaren Shime Doda, drejtuese e Task Forcës në Ujësjellës Kanalizimeve Dibër (UKD).
Policia e Dibrës njoftoi se çështja është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. “U referuan materialet në Prokurori për shtetasin J.D., 40 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me shuplakë, për shkak të detyrës, shtetasen Sh.D., 26 vjeçe”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në dëshminë e saj, Shime Doda deklaroi se konflikti nisi kur bashkëshortja e Juljan Damzit, Erla Damzi, kërkoi të merrte tavolina të zyrës, duke pretenduar se kishte “urdhër nga lart”. Sipas Dodës, debati u përshkallëzua për një karrige të dëmtuar, për të cilën ajo i kërkoi 15 mijë lekë të reja për zëvendësim.
“Unë i thashë që karrigia është një mjet i zyrës dhe ekziston, thjesht është prishur. Ajo këmbëngulte që do të njoftonte drejtorin dhe do të mbaja përgjegjësi ose do të paguaja”, tha Doda në dëshminë e saj.

Më pas, sipas Dodës, në ambientet e zyrës u paraqit Juljan Damzi, i cili e goditi me shuplakë dhe tentoi ta sulmonte sërish. Doda shtoi se Damzi i hodhi telefonin një kolegeje që po përpiqej të kontaktonte administratorin dhe më pas e goditi atë përsëri në krah dhe pas koke.
Në ngjarje kanë qenë të pranishëm edhe punonjës të tjerë që ndërhynë për të ndalur konfliktin.
Policia ka nisur procedurat për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.
Pjesë nga dosja e referur në Prokurori: (E pa redaktuar)
Pas u fut tek zyra tjeter duke marrë një karrike dhe karrikja ishte e demtuar dhe filloj dukebertitur gë si keni marre kete karrik ashtu duhet ta děrzoni dhe unë thashë që karrikja është-njẽ mjet për tu persdor per punet e zyres së shtetit dhe i thashë ajo karrike ekziston ajo është porthjeshte është prishur, nga ky momento ajo tvazhdoj duke bërtitur dhe duke thenë që do i them Drejtorit që keni prishur karriket dhe do mbani ju pěrgjegjësi pěr kete që keni bere ose dopaguani 15.000 mije lek tẽ reja per karriken dëmtuar.
Ne tham nẽ rregull si tẽ thuash ti vetem nga ana juaj e kemi dēgjuar qẽ paguhen karriket e shtetit që demtohen duke punuar. Pasi ketij momenti une bashkë mẽ koleget e mija po qëndromin nẽ sallon po prisnim që te vinin puniosit për të marrë disa objekte dosje që kishin berë gati.
Në kete momento vjen përseri E…..bashkë mẻ bashkëshortin shtetasin Julian Damzi i cili me drejtohet me ze të lart duke methen cfarë ke ti që zihesh me nusen time dhe direkt me ka shtyer dhe me ka goditur me shuplakëmë pas ka ndërhey punojsit që ishin prezent te cilet janë sà,për ta ndaluar por ai përseri nuk ndalonte dhe vazhdonbte duke meeti,ndjexar për teo aItur me pas kolegja ime Elda merr ne telefon Administatorin ẹ shoqëris perti then per situateree ndodhur dhe, shtetasi Julian dazmi ne ate moemnt godet telefonin nga dora dhe ku perseri më ka goditur me shuplaku ne karh dhe mbas koke. Mbas ket, jam larguar dhe kamë telefonuar direkt Policin./e.t