Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) dhe Formula 1 kanë zyrtarizuar kalendarin e Botërorit 2026. Kampionati përbëhet nga 24 gara dhe do të shënojë përfshirjen e një cirkuiti të ri, atë të Madridit, pistë që pret homologimin final për të miratuar në kalendar.
Nga ana tjetër, Italia sheh garat e saj të reduktuara nga dy në një, sepse konfirmimi i Monzës në fillim të shtatorit shoqërohet me daljen nga Imola, kjo e fundit do të zëvendësohet me Madridin, duke bërë që Spanja të ketë dy Çmime të Mëdha, në Barcelonë dhe në pistën e kryeqytetasve. Ka ende tre Grand Prix amerikane, në Miami, Austin dhe Las Vegas, ndërsa Kanadaja është zhvendosur nga mesi i qershorit në fund të majit, siç është njoftuar nga presidenti i F1, Stefano Domenicali, për të optimizuar lëvizjen e Kampionatit Botëror nëpër kontinente.
Kampionati 2026 do të fillojë në fundjavën e 8 marsit në Australi, siç është kthyer në traditë prej disa vitesh, ndërsa gara e fundit do të jetë në Abu Dhabi në fundjavën e 6 dhjetorit. Pas Melburnit do të vijohet menjëherë me gara në aziatike, në Kinë dhe Japoni, për t’u zhvendosur më pas në Bahrain dhe në Arabinë Saudite.
Gara e dyfishtë amerikane me Miami dhe Kanadanë, për të filluar më pas serinë tremujore europiane që do të shkojë nga Monaco, e shtyrë në fillim të qershorit, në debutimin në Madrid në mesin e shtatorit.
Gara e dytë spanjolle në kalendar zëvendëson atë të Imolës, kontrata e së cilës me F1 ishte zgjatur deri në vitin 2025 për shkak të anulimit të edicionit të vitit 2023. Gara në qarkun e Ferrarit hiqet kështu nga kalendari dhe në vend të saj garat spanjolle dyfishohen, duke pasur parasysh konfirmimin e Barcelonës. Pesë “dopieta” fundjavash radhazi, dy “tripleta” me seri prej tre GP pa ndërprerje.
Presidenti i Formulës 1, Stefano Domenicali, e komentoi kështu zyrtarizmin e kalendarit të ri: “Do të jetë një sezon i paharrueshëm, me një sërë rregullash të reja për makinat dhe motorët e mundësuar nga karburante 100% të qëndrueshme. Jemi të emocionuar të mirëpresim Madridin dhe të shohim hyrjen e markave të mëdha të automobilave si Audi, Cadillac dhe Ford në pistën e Formulës 1”.
“Një kapitull i ri i rëndësishëm për sportin motorik”, e quan presidenti i FIA-s, Mohamed Ben Sulajem. Lidhur me Çmimin e Madh të Imolas, kryebashkiaku Panieri dhe presidenti i Emilia-Romagna, De Pascale, nënvizuan në një deklaratë të përbashkët: “Ky është një lajm për të cilin ishim në dijeni dhe që në mënyrë të kuptueshme ngjall pyetje, zhgënjim dhe një ndjenjë hidhërimi. Megjithatë, ky lajm nuk përfaqëson fundin e historisë”, duke lënë të kuptohet se Imola mund të kthehet në kalendar në një të ardhme të afërt falë investimeve dhe kushteve të favorshme./ D.C