Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në afërsi të plazhit “Shkëmbi i Kavajës, ku një turiste 79-vjeçare nga Sllovakia ka ndërruar jetë.
Mësohet se turistja u mbyt pasditen e sotme pasi ka hasur probleme teksa ndodhej në det. Autoritetet lokale ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. m.p.