Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili akuzohet se në bashkëpunim me kushëririn e tij, ka dhunuar ish-gruan, bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e këtij të fundit.
Denoncimi është bërë në policinë e Tiranës nga ish-gruaja e 39-vjeçarit, shtetasja me iniciale B. Xh. Ajo ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj mbrëmjen e djeshme, së bashku me kushëririn e tij 30-vjeçarin me iniciale G. L., e kanë dhunuar.
Gjithashtu ka deklaruar, se ata kanë goditur me bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e këtij të fundit, shtetasit me iniciale F. P dhe E. P..
Ndërkohë 39-vjeçari me iiciale E. Xh., është arrestuar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij. m.p.