Analisti i njohur Fatos Lubonja, në një lidhje direkte për një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ku prej më shumë se dhjetë ditësh po zhvillohet një konflikt i ashpër mes Izraelit dhe Iranit.
Lubonja theksoi se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në këtë konflikt e kthen situatën në një krizë me përmasa globale.
Ai shtoi se Perëndimi, veçanërisht SHBA-të, po përballen me një krizë të thellë legjitimiteti për shkak të standardeve të dyfishta dhe mbështetjes më shumë te forca ushtarake sesa te zgjidhjet diplomatike.
“SHBA-të, nën drejtimin e Trump më herët dhe edhe tani, kanë treguar se veprojnë me vendime të nxituara. Kjo është një logjikë force, jo negociatash,” tha Lubonja./kb