e Tetovës ka njoftuar se sot, 1 dhjetor 2025, do të jetë ditë zie, pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.
Në njoftim theksohet se Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për muzikën dhe kulturën shqiptare.
“Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare”,thuhet në njoftim.
Këngëtari ndërroi jetë të mërkurën, 26 nëntor, në Itali në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak dhe u varros më 30 nëntor në qytetin e lindjes./kb