FC Barcelona pret Atlético de Madrid në Camp Nou më 2 nëntor, në një ndeshje që pritet të ketë ndikim direkt në garën për kreun e LaLigës. Shumë diskutime dhe aludime ka se kush do ta fitojë këtë sfidë por falë disa të dhënave, mund të themi se cila nga skuadrat ka shancet më të mëdha për të fituar.
1. Dominimi i Barcelonës në shtëpi
Blaugranat kanë fituar 13 nga 18 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Atlético-s në LaLiga (4 barazime, 1 humbje). Humbja e fundit 1–2 në dhjetor 2024 ishte një përjashtim i rrallë. Barça nuk ka humbur dy herë radhazi në shtëpi ndaj madrilenëve që nga sezoni 2005–06.
2. Atlético, progres i vonshëm ndaj Barcelonës
Skuadra e Simeones ka fituar 3 nga 10 përballjet e fundit, po aq sa në 28 takimet para tyre. Një rritje e ndjeshme në performancë kundër katalanasve.
3. Barcelona kërkon fitoren e pestë radhazi
Katalanasit kanë fituar katër ndeshjet e fundit në kampionat. Një fitore tjetër do ta çonte ekipin drejt serisë më të mirë të sezonit.
4. Atlético me formë perfekte
Los Colchoneros kanë fituar gjithë gjashtë ndeshjet e fundit në LaLiga, përfshirë dy transferta pa pësuar gol. Me një tjetër fitore të pastër jashtë fushe, mund të përsërisin arritjen e majit 2024.
5. Barcelona “specialiste” e shtyllave
Barça ka goditur shtyllën 13 herë këtë sezon – më shumë se çdo skuadër tjetër, dhe niveli më i lartë në LaLiga që nga sezoni 2012/13 (Real Madrid 15 herë).
6. Lewandowski, njeriu i golit të parë
Që prej sezonit 2022/23, sulmuesi polak ka shënuar 24 herë golin e parë të ndeshjes, më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionat.
7. Ferran Torres, specialist kundër Atlético
Spanjolli ka realizuar 3 gola në 8 ndeshje kundër madrilenëve – një nga kundërshtarët e tij të preferuar në LaLiga.
8. Sørloth, makthi i Barcelonës
Sulmuesi i Atlético-s, Alexander Sørloth, ka shënuar në 5 ndeshje radhazi të LaLigës kundër Barcelonës – rekord absolut në këtë shekull.
9. Simeone, “viktima” Barcelona
Trajneri argjentinas ka humbur 17 nga 27 ndeshjet në kampionat kundër Barcelonës. Asnjë skuadër nuk i ka shkaktuar më shumë humbje.
Me të dyja skuadrat në formë të shkëlqyer dhe me statistika që premtuojnë intensitet, dueli Barcelona–Atlético pritet të jetë një nga sfidat më vendimtare të fazës së parë të LaLigës. Barcelona kërkon të mbrojë dominimin historik në Camp Nou, ndërsa Atlético synon të vazhdojë ecurinë e jashtëzakonshme dhe të marrë kreun e tabelës. Çdo detaj, nga forma e Lewandowskit te rekordi i Sørloth, e kthen këtë ndeshje në një betejë të hapur dhe të paparashikueshme.
Të gjitha sytë janë drejt 2 nëntorit, aty ku mund të ndryshojë ritmi i kampionatit./ K.M
