Një banesë në lagjen Kala të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, megjithëse ndërhyrja është vështirësuar nga rrugicat e ngushta të zonës.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka raporte për të lënduar, ndërsa autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të hetojnë shkaqet e zjarrit. Banorët e zonës janë apeluar të ruajnë qetësinë dhe të shmangin afrohen pranë vendngjarjes./mxh
