Luana Vjollca ndodhet prej disa ditësh në Miami, ndërsa së fundmi i ka “vënë flakën” rrjetit me disa foto të postuara nga qyteti amerikan. Moderatorja shfaqet më sensuale se kurrë në një fustan të zi të shkurtër.
Luana udhëtoi për në Miami për hapjen e dyqanit “pop-up” me brand-in e saj të rrobave “LULU”. Në ceremoninë e hapjes së dyqanit ka qenë e pranishme edhe modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj dhe shumë personazhe të tjera.
Edhe pse po qëndron prej kohësh larg ekranit bukuroshja Luana Vjollca është sërish pranë publikut dhe fansave të saj me projekte të tjera siç është edhe brandi “LULU”.
“LULU” është një brand që është përqafuar me shpejtësi nga vajzat në Shqipëri, por tashmë ka dalë edhe jashtë kufijve.
