Festivali më i madh i skulpturave të akullit dhe dëborës në qytetin Harbin të Kinës për këtë vit ka zënë një sipërfaqe prej 148 hektarësh.
Turistë nga e gjithë bota ishin të pranishëm këtë të dielë në fillimin e këtij eventi. Në edicionin e 36-të, festivalit iu bashkuan 10.000 punëtorë të cilët për 15 ditë i shndërruan në vepra arti 170.000 m3 akull.
Këtë herë veç kullave, ku më e madhja është 40 metra e gjatë, artistët prezantuan skulpturat e frymëzuara nga mitologjia kineze.
Pjesë e festivalit u bënë edhe aktivitete të tjera, panaire dhe ekspozita për turistët që vizitojnë Kinën.arkiva.fjala.al/