Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugorë Lushnjë-Fier.
Mësohet se viktima quhet Kujtim Bajaziti, 50-vjeç. Ai ishte duke drejtuar një motoçikletë teksa është përplasur nga një automjet. Mësohet se 50-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.arkiva.fjala.al/