Mbretëria e kafshëve gjithmonë arrin të befasojë, këtë herë as këto fotografi nuk bëjnë përjashtim. Martin Le-May, një fotograf nga Londra, ka arritur të fotografojë momentin kur një qukapik rrëmbeu një këlysh nuselalë në shpinë dhe fluturuan.

Ndërsa mund të duket një foto e lezetshme dhe e ëmbël, e vërteta pas imazheve është shumë më zhgënjyese.
Edhe pse duket si një moment nga një film i Disney, këlyshi nuselalë dhe qukapiku janë në të vërtetë në një luftë për jetën e tyre. Nuselala e vogël është e uritur dhe dëshiron të sigurojë një vakt me qukapikun. Ndërkohë, qukapiku thjesht dëshiron të jetojë për të parë një ditë tjetër dhe kështu ata janë në një betejë deri në vdekje.

Momenti i mrekullueshëm u kap në kamera rastësisht. Ndërsa Le-May po shijonte një pasdite në park me gruan e tij , ai dëgjoi një klithëm kafshe. Pasi hodhën një vështrim rreth e rrotull, ata vunë re përleshjen midis dy krijesave.
Vetëm disa momente pasi kuptuan se nga vinin klithmat, çifti u trondit kur panë që qukapiku po fluturonte me një nuselalë mbi shpinë. Duke dashur të kapë momentin, Le-May nxitoi të nxjerrë aparatin dhe të fotografojë skenën. Për fatin e mirë të qukapikut në momentin e zbritjes nuselala u frikësua nga Le-May dhe u largua.arkiva.fjala.al/
