Debatet të ,forta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa po flitet për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga Irani.
Pedagogu Hide dhe koloneli Demiraj thanë se Shqipëria është e rrezikuar nga Irani. Ata dhanë edhe mundësitë se si mund të sulmohet Shqipëria nga Irani.
Koloneli Demira tha se organizatat terroriste të Iranit janë ndër organizatat kryesore që janë në krye të listës së grupeve që merren me trafik droge në SHBA.
Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare Hide dha mundësitë se si mund të sulmojë Irani.
‘Së pari mund të sulmojë me sulme direkte terroriste. Një mundësi është të sulmojë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Një tjetër mundësi është ajo nëpërmjet sulmit kibernetik. Një mundësi tjetër është edhe nëpërmjet sulmit mediatik me atë që quhet fake news’- tha Hide.