Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 963 milionë njerëz kaluan të paktën një natë në…
Browsing: jetesa
Tetë zakone të shëndetshme mund të ndihmojnë në zgjatjen e jetës nëse njerëzit i adoptojnë ato në moshën e mesme, sipas një studimi të paraqitur në…
Ndërsa moti dhe aktivitetet njerëzore ndryshojnë me stinët e vitit, kështu ndryshon edhe incidenca, shkaqet dhe ashpërsia e zjarreve që jo pak herë janë bërë faktor për dëme fatale. Moti i ftohtë i vjeshtës dhe dimrit rrit aktivitetet e brendshme dhe nevojën për ngrohje, me pranverën dhe më pas stinën e verës që sjell kulmin e zjarreve për shkak të temperaturave të larta. Vitet e fundit, Ndryshimet Klimaterike duket se po ndikojnë në zgjerimin e sezonit të zjarreve, pasi shfaqja e zjarreve në natyrë nuk shtrihet më vetëm gjatë sezonit të verës ku incidenca është dhe më e lartë. Për të shmangur zjarret dhe dëmet që shkaktojnë, secili mund të mobilizohet kundrejt ndryshimeve klimaterike duke adoptuar praktika miqësore ndaj mjedisit nëpërmjet reduktimit të përdorimit të plastikës, reduktimin e shpërdorimit të ujit, shpërdorimit të energjisë elektrike, riciklimit dhe mos hedhjen e mbeturinave në rrugë ose natyrë. Duke përfituar nga temperaturat e ngrohta disa prej nesh vendosin të ndërmarrin aktivitete në natyrë si kampingu, por duhen marrë parasysh disa rregulla paraprake që para nisjes së zjarrit, duke u siguruar fillimisht që të keni me vete mjetet e duhura për fikjen e tij, siç janë uji dhe lopata. Paraprakisht duhet të zgjidhni një vend pa shumë bimësi dhe rrethojeni zonën e zjarrit me gurë, më pas pastroni zonën përreth nga bimë të ndryshme dhe materiale të rrezikshme. Duhet të siguroheni gjithashtu që zjarri të jetë në masë të vogël që të menaxhohet më lehtë në rast rreziku. Asnjëherë zjarri nuk duhet lënë pa mbikëqyrur për shkak se moti me erë rrezikon që të shpërndajë flakët dhe zjarri të zgjerohet në zonë të tjetra. Pasi të keni mbaruar me kampingun, zjarri duhet shuar me ujë të bollshëm, përzieni me lopatë që të lagen me ujë të gjitha pjesë e hirit dhe ndjeni me dorë nëse ka ende nxehtësi. Duhet të largoheni vetëm në momentin që te jeni siguruar që zjarri është fikur plotësisht dhe nuk rrezikon të rindizet në raste moti me erë. Duhet bërë kujdes pasi djegia e pakujdesshme mund të shkaktojë zjarre në zonat pyjore apo kullota madje flakët mund të shkaktojnë dëme të mëdha nëse arrijnë në zonat e banuara duke rrezikuar jetën e njerëzve që jetojnë aty pranë. Parase të nisni zjarrin për kampingun tuaj apo aktivitete të tjera qëkeni planifikuar të bëni, kontrolloni kohën për të kuptuar nëse është e rrezikshme apo jo për të djegur. Duhet të mbani gjithmonë afër mjetet e nevojshme për fikjen e zjarrit për të qenë gati për ta fikur dhe pastroni të paktën 5 metra zonën përreth nga materiale të djegshme apo të rrezikshme. Nëse moti është i nxehtë, i thatë apo me erë, atëherë shtyjeni djegien për një moment tjetër. Gjithashtu kontrolloni për ndonjë kufizim të mundshëm ose kontaktoni me autoritetet nëse ju duhet një leje për djegie. Shumë zjarre çdo vit marrin përmasa të konsiderueshme pasi identifikohen me vonesë. Sipas të dhënave zyrtare,…
Papa Françesku u ka bërë thirrje të rinjve në gjithë botën të mos i humbin shpresat dhe t’i mbajnë gjallë ëndrrat për një të ardhme më…
Nga Dorinela NDREJAJ Urgjenca mjekësore e ditëve të fundit e aktorit Genci Fuga, më bëri të reflektoja sërish mbi një pyetje që bluaja në kokë prej…
Depresioni sezonal, i njohur më parë si çrregullimi emocional sezonal, përfshin simptoma që vijnë dhe shkojnë me ndryshimin e stinëve. Më së shpeshti, simptomat shfaqen në…
“Viti 2023 do të jetë viti i studentëve për Tiranën”, – kështu u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj teksa inspektoi punimet për ndërtimin e tre godinave të…
Blogerja Estela Ujka i “vendos” një çmim lumturisë. Ajo tha se ka një shumë me të cilën “do e bënte gjumin rehat”. Sipas saj, me 10…
Okland në Zelandë të Re, është shpallur qyteti më i mirë në botë për të jetuar. Departamenti për hulumtime në gazetën The Economist, ka renditur 140…