Shkupi synon të bëhet pjesë e rekordeve Guinnes duke krijuar pemën më të madhe të Vitit të Ri, me njerëz të gjallë. Në prag të festave, pjesëmarrësit vendosën qese plastike me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe, qëndruan në vijat e shënuara paraprakisht me qëllim të krijojnë formën e pemës së Vitit të Ri. Formimi i kësaj peme është pjesë e programit festiv të qytetit. Të gjitha incizimet nga ky manifestim do t’i dërgohen institucioneve përkatëse të cilat do të vendosin nëse është arritur rekordi Guinnes ose jo. Për momentin, pema më e madhe e Vitit të Ri, me njerëz të gjallë është bërë në Indi, në vitin 2015./ arkiva.fjala.al/
Burimi: Alsat